Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Turqi, është pritur edhe nga kryetarja e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı.
Me anë të një postimi në Instagram, Kurti ka shkruar se Saniye Bora Fıçı është kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit, dhe se ajo është me prejardhje shqiptare.
“Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit. Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare. Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë”, ka shkruar Kurti.
View this post on Instagram
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...