Kurti: Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore

13:27 | 8 Korrik 2024
E.G

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashërgimitë kulturore është treefish më i lartë se sa në vitin 2021.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se në tri vjet qeverisje janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.

Sipas tij, restaurime ka pasur më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.

Tutje, kryeministri Kurti ka bërë të ditur se në pjesën e parë të këtij viti kanë përfunduar restaurimet në:

Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës

Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj

Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX

Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës

Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë

Muzeun e Hidroelektranës në Prizren

Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë

Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX

Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti

Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.

Ndërkaq, siç tha Kurti tha se punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:

Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë

Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova

Shtëpitë tradicionale të Janjevës

Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII

Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII

Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan

Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800

Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880

Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit

Shtëpinë e familjes Munik në Prizren

Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit

Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren

Kishën Katolike në Ferizaj

Xhaminë në Turbohovc të Istogut

Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës

Postën e Vjetër në Mitrovicë./Arbresh.info/

Të ngjashme