Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, ka mbajtur një bashkëbisedim në Tiranë me qytetarë dhe aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri.
Siç thuhet në një njoftim të VV-së, zgjedhjet e 6 tetorit i kanë dhënë më shumë se kurrë aktualitet nismës kombëtare të Lëvizjes si dhe entuziasmit të shqiptarëve kudo ku janë për fatet e tyre.
Më tej bëhet e ditur se tubimi u hap me fjalën e një prej vullnetarëve të shumtë që do të nisen nga çdo kënd i Shqipërisë për t’u bërë pjesë e fushatës në Kosovë ndërsa një tjetër aktivist u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Republikën e Shqipërisë, që janë të lindur ose kanë një prind të lindur në Kosovë, të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Po sipas njoftimit, fjala e Albin Kurtit u përshkua nga bindja se Lëvizja do të jetë fituesja e madhe e zgjedhjeve dhe se fitorja do t’i ndryshojë koordinatat e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Taksat brenda Shqipërisë dhe ato mes Shqipërisë e Kosovës nuk do t’i sabotojnë më marrëdhëniet mes nesh. Kudo ku mund të kryhet bashkimi, marrëveshjet do të punojnë vetëm për këtë. Deri tani, pesë mbledhjet mes qeverive të dy vendeve tona dhe 50 marrëveshjet e nënshkruara nuk kanë mjaftuar as për integrimin e tregut dhe as për investimet e përbashkëta. Të dy vendet ende vazhdojnë të importojnë dhe eksportojnë jo mes vetes. Me fitoren e Lëvizjes do të ndryshojnë koordinatat e marrëdhënieve ekonomike”.
“Ëndrra jonë ka qenë një shtet i së drejtës ku jetojmë të lirë, të bashkuar, të barabartë dhe me dinjitet. Ndaj, do të punohet për tregun e përbashkët, unionin doganor, sistemin e unifkuar energjitik, regjistrin e përbashkët civil dhe bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë”.
“Ndryshimi kurrë nuk ka qenë më afër, kurrë më i domosdoshëm dhe kurrë më i mundshëm, si në Kosovë edhe në Shqipëri. Shqipëria dhe Kosova janë të Kastriotit dhe jo të Kastratit”, tha Kurti.
“Le të jetë fitorja e Lëvizjes në Kosovë shpresë e guxim për shqiptarët për ndryshimin e Shqipërisë. Të bëhemi bashkë kundër korrupsionit dhe kundër krimit andej dhe këndej kufirit. Të jemi të drejtë në qëllime, të pastër në zemër dhe të kthjellët në mendje, ky është ndryshimi që kemi pritur”, thuhet në njoftimin e VV-së.
https://www.facebook.com/pg/vetevendosje/photos/?tab=album&album_id=10156128199967000
Xheneta refuzon ndarjen e përgjegjësive nga Arioni
Agim Ademi: Nuk do të ndalemi dhe do të vazhdojmë të kërkojm...
FRF i quan akuzat e Kosovës të pabaza dhe veprimet e futboll...
Laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës në Fushë-K...
Arrestohet polici “Pablo Escobar”, kishte fshehur 20 milionë...
Hamza: Do t’i mbështesim bizneset, por duhet të fitojnë më s...