Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar në telefon me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, lidhur me referendumin për ndryshime kushtetuese që do të mbahet në Serbi.
Kurti shkruan në Twitter se i ka bërë të ditur Borrellit që serbët me shtetësi të dyfishtë do të lejohen të votojnë vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë.
“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së përcolla qëndrimin tonë: Serbët në Kosovë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë në referendumin e Serbisë me postë ose në zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Referendumi në territorin sovran të një shteti tjetër nuk është praktikë e pranuar nga asnjë vend demokratik”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Zyrtarë të shtetit serb kanë thënë në deklaratat e tyre se edhe serbët e Kosovës do të votojnë në këtë referendum, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka thënë se hapja e vendvotimeve në Kosovë nuk do të lejohet./arbresh.info/
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...