Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se Vuçiq ka dashur që më 24 shtator, Manastirin e Banjskës ta shndërronte në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Tutje, shefi i ekzekutivit tha se në takimin e 2 majit në Bruksel, presidenti serb u ka thënë se Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.
“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.
Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.”, ka shkruar Kurti.
“Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.”, tha kryeministri Kurti./Arbresh.info
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza