Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe përfaqaësues të tjerë të kësaj partie kanë zhvilluar një takim në selinë e Vetëvendosjes me një delegacion të Partisë Social-Demokrate nga Bundestagu gjerman.
Siç thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes për media, në takim janë trajtuar edhe tema aktuale dhe zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
“Mes të tjerash, Kurti theksoi se dialogu i Presidentit të Kosovës Thaçi me Presidentin e Serbisë Vuçiq për korrigjim të kufijve e shkëmbim territorial është i padrejtë, i dëmshëm qysh sot dhe i rrezikshëm në vijim”, thuhet në njoftim.
“Josip Juratovic (deputet) dhe Kurti u pajtuan se ky pazar në tentativë midis presidentësh, vije nga karakteri autokratik i pushteteve të këtyre dy presidentëve e që është edhe kundër demokracisë edhe kundër republikës”.
Mjekët paralajmërojnë: Mos qëndroni më shumë se 10 minuta në...
Apple po përgatit një surprizë për të gjithë ata që presin n...
Norvegjia, rekord në Evropë për makinat elektrike
Peshku ton shitet për 1.3 milion dollarë
Presidenti ukrainas thotë se gati 15 mijë ushtarë rusë janë ...
Gripi sezonal rrit numrin e pacientëve në kryeqytet