Republika e Kosovës vlerëson partneritetin strategjik dhe mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është e përkushtuar për të forcuar këtë partneritet, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimin me Senatoren nga shteti i Iowa-s, Joni Ernst.
Ai falënderoi senatoren Ernst dhe shtetin e Iowa-s për përkrahjen dhe ndihmën dhënë Kosovës, në veçanti për atë në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Senatorja amerikane, përgëzoi kryeministrin dhe institucionet e Kosovës, për punën në avancimin e agjendës euroatlantike. Ajo shprehu mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës në të gjitha fushat zhvillimore, veçanërisht për Programin e Partneritetit Kosovë – Iowa, që këtë vit përmbush një dekadë.
Misioni i përbashkët i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Gardën Kombëtare të Iowa-s, në zbarkimin e përbashkët në Kuvajt, u vlerësua për kontributin në paqen dhe sigurinë globale, por edhe për promovimin e Kosovës si aktor të përkushtuar për stabilitet afatgjatë.
U bisedua për rritjen e bashkëpunimit mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, përtej partneritetit ushtarak, edhe në fusha të tjera, si: bujqësia, arsimi dhe tregtia.
Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, në kuadër të vizitës së senatores Ernst në Kosovë, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...