Google ADS

Kurti në takim me Sarrazin thekson rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike në veri

15:35 | 27 Maj 2023
K.B

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, mirëpriti sot në takim Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim u diskutua për procesin e pas-zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, përfshirë këtu betimin dhe ditën e parë në punë të kryetarëve të zgjedhur.

Kryeministri theksoi rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.​/Arbresh.info/

lexo edhe:

Sarrazin: Nuk duhet të humbur shansin që e ofron Marrëveshja e Ohrit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme