Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel u mirëprit nga Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos.
Sipas Kryeministrisë, ata diskutuan për avancimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe për përparimet e arritura në agjendën e reformave evropiane, reformave institucionale në Kosovë, zhvillimit ekonomik, progresit demokratik dhe marrëdhënieve fqinjësore, shkruan Arbresh.info.
Kryeministri u shpreh se Republika e Kosovës është shembull shumë i mirë që zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin krah për krah.
Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e Planit të Rritjes, i cili është instrumenti kryesor për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në BE. Me këtë rast, përmendi zbatimin e agjendës së reformave ERA II e cila deri në fund të vitit 2023 ka arritur shkallë zbatimi prej 72%, nga 45% sa ka qenë në qeverisjet e kaluara, dhe shumë reforma që kishin mbetur si rekomandime por të pazbatuara me vite të tëra e që gjetën epilog me qeverisjen tonë.
Ai gjithashtu e njoftoi komisioneren Kos mbi detajet dhe informacionet në lidhje me sulmin kinetik terrorist të së premtes së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit. Ndërkohë që hetimet për sulmin e fundit po vazhdojnë, kryeministri nënvizoi që në mesin e konfiskimeve të bëra në lidhje me rastin, krahas armatimit dhe municioneve, janë gjetur edhe 74 emblema ushtarake, prej të cilave 20 janë të njësive të ndryshme ushtarake ruse, përveç atyre serbe.
Në këtë takim të parë ndërmjet tyre që prej marrjes së detyrës së re nga znj. Kos, kryeministri Kurti u shpreh se përkushtimi i Republikës së Kosovës në zbatimin e reformave evropiane dhe linjëzimi i plotë me vlerat dhe politikën e jashtme të Bashkimit Evropian meriton pranimin e pyetësorit dhe marrjen e statusit të vendit kandidat, teksa po i afrohemi 2-vjetorit të dorëzimit të aplikimit për anëtarësim. Gjithashtu, ai bëri thirrje për largimin e masave ndaj Kosovës.
Kryeministri falënderoi komisioneren për Zgjerim, Marta Kos për mikpritjen në ditën e tretë të punës së saj dhe i uroi suksese në detyrën e re, duke i ofruar bashkëpunim të ngushtë./Arbresh.info/
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...
Vdekja e 1-vjeçarit në QKUK, policia po heton rastin
Gjuajti me armë zjarri, arrestohet i dyshuari në Prizren