Google ADS

Kurti në Stubëll: E rëndësishme është ndihma për njëri-tjetrin

20:24 | 12 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Në shënimin e 50-vjetorit të meshtarisë në Kishën e Shën Jozefit në Stubëll, mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili rikujtoi thënien e Nënë Terezës, se sa e rëndësishme është ndihma për njëri-tjetrin dhe solidarizimi me njerëzit që janë në nevojë.

“Biografi më i vlefshëm e më i rëndësishëm i Nënës Terezë që na ka mësuar atë që duhet ta rilexojmë vazhdimisht se sa e rëndësishme është ta ndihmojmë njëri- tjetrin dhe sa e rëndësishme është të solidarizohemi me ata të cilët janë në nevojë, janë më të varfër ose kanë vështirësi të tjera në jetë. Duke i ndihmuar tjetrit na e ndihmojmë edhe veten tonë andaj përgëzime edhe njëherë për këtë 50-vjetor të meshtarisë, rrofshi e qofshi mbarë e më të mira” u shpreh Kurti.

Bashkë me kryeministrin Kurti në Stubëll ishin edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Në 50 vjetorin e meshtarisë ishte Ipeshkvi Dodë Gjergji me famullitarë të tjerë të kishës katolike./RTK/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme