Google ADS

Kurti në Slloveni takoi zëvendëskryeministrin Mesec, shprehu mirënjohjen për mbështetjen në fushën e sigurisë

13:44 | 15 Dhjetor 2024
E.H

Gjatë qëndrimit në Slloveni, kryeministri i vendit, Albin Kurti takoi zëvendëskryeministrin e Sllovenisë, njëkohësisht ministrin e Punës, Familjes, Çështjeve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Sllovenisë, Luka Mesec.

Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale Kosovë – Slloveni, mundësitë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe për rolin e mërgatës sonë në forcimin e urave ndërmjet dy popujve dhe vendeve, përcjell Arbresh.info.

Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti me Mesec gjithashtu bashkëbiseduan edhe për situatën gjeopolitike në botë me theks në ndikimet e mundshme në rajonin e Ballkanit perëndimor.

Kurti shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë ndaj Kosovës, si në rrafshin evropian e ndërkombëtar ashtu edhe në fushën e sigurisë, ku trupat sllovene në Kosovë shërbejnë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR.

“Të mërkurën, me rastin e vizitës së zëvendëskryeministrit slloven Mesec në Kosovë ku u mirëprit nga ministri i Financave, Punës dhe Trasfereve, Hekuran Murati, u iniciua marrëveshja për sigurime shoqërore me Slloveninë. Kjo marrëveshje do të lehtësojë barrën e qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë në Slloveni, si dhe anasjelltas, duke u mundësuar atyre të realizojnë të drejtën për pension në vendin ku jetojnë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme