Google ADS

Kurti në shtëpinë muze të familjes Qerkezi: Qëndresa e Nënës Ferdonije na mbanë të fortë të gjithëve

14:20 | 30 Gusht 2022
E.H

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizituan shtëpinë muze të familjes Qerkezi.

Aty u pritën nga Ferdonije Qerkezi, Nesrete Kumnova dhe përfaqësueset e organizatës “Thirrjet e Nënave”.

Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për ndriçimin e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, për t’i dhënë fund ankthit të pritjes së familjarëve.

“Baca Halim, Artani, Armendi, Ardiani dhe Edmondi janë emra që i njohim të gjithë dhe i mbajmë në zemër. Janë emra të vuajtjes e dhimbjes, të humbjes e pikëllimit, jo vetëm të Nënës Ferdonije, por të gjithë popullit dhe secilit qytetar”, tha kryeministri Kurti.

Ai tha se qëndresa e Nënës Ferdonije na mbanë të fortë të gjithëve, na ikurajon e na frymëzon.

Gjatë kësaj vizite u rikujtua edhe protesta e para 18 viteve, për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, gjatë së cilës kryeministri Kurti, atë kohë si protestues, u arrestua bashkë me përfaqësueset e organizatës “Thirrjet e Nënave”.

Duke i falënderuar për qëndresën e tyre, Kryeministri shprehu mirënjohje për angazhimin e nënave nga Gjakova, të cilat protestonin edhe për lirimin e të burgosurve nga burgjet serbe dhe që vazhdojnë aktivizmin e tyre, për të zbardhjen e fatit dhe të vërtetës për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme