Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për nder të 14 vjetorit të Pavarësisë
Seanca filloi me intonimin e himnit shtetëror, raporton arbresh.info.
Në fjalimin e tij kryeministri Kurti ka folur për të arriturat e Kosovës në këto 14 vjet, derisa ka përmendur edhe punën e Qeverisë së tij.
Ai ka shfrytëzuar seancën për pavarësinë që të tregojë pak edhe për të arriturat që konsideroi se pati Qeveria. Ai përmendi krizën energjetike e pandeminë, si dhe shtesat për punëtorët.
“Përkundër të gjitha luftërave populli ynë nuk u shndërrua në popull pushtues e sundues, populli ynë është populli i rrallë paqedashës që kurrë nuk kemi pushtuar. Andaj nuk është çudi që si shtet i ri, kontribuojmë shumë për paqen dhe demokracinë. Historia e Kosovës do të njeh vuajtjen dhe kontributin e secilit. Në ketë ditë është e përshtatshme të reflektojmë për rrugëtimin tonë, të bëjmë bilancin ku jemi dhe e ardhmja që na pret”, ka thënë ai.
Kryeministri tutje shtoi se është detyrë e Qeverisë që punët ti bëjë në dritën e diellit e të rrisë transparencën.
Por sipas tij Qeveria e vetme nuk mund të ruajë demokracinë nga dezinformata.
Në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kurti zgjodhi që të flasë për transparencën, Qeverinë, por edhe mediat.
“Kjo është detyrë e të gjithëve, njerëzit siç dezinformojnë edhe rrënojnë. Dezinformatat janë kërcënim direkt ndaj demokracisë sepse dëmtojnë realitetin.. Këto dezinfomata shpesh vijnë nga të huaj e akterë që dëshirojnë dobësimin e shtetit dhe demokracisë tonë.Duhet të jemi të vëmendshme që të gjithë. Ne jemi shtet demokratik, Kushtetuta jonë mbron lirinë e shprehjes dhe fjalën e lirë sic mbron lirinë e të drejtën e tubimit dhe protestës. Si kryeministër e kuptoj dhe pranoj se njerëzit do të thonë llojlloj gjërash çdo ditë për mua e unë do të mbrojë të drejtën e tyre për ta bërë këtë, sepse lufta jonë për liri nuk ishte vetëm për tu çliruar nga okupimi, por për të jetuar të lirë”, tha Kurti.
Tutje ai tha se për të ecur përpara na duhet një mendim praktik e jo kritik.
“Duhet të pajtohemi e të gjejmë konsensus për gjërat më bazike, është unitet që nuk pamundëson kritikën dhe kritikë që nuk kalëron mbi unitetin.Jeta është praktike edhe në kushte kritike, Qeverisja poashtu.Bashkë ia dalim, sepse jemi bashkë për secilin që është”, tha ai.
Fjalimi i Kurtit lidhur me qeverisjen e Kosovës nxiti deputetët që të largohen nga salla.
Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ata të Partisë Demokratike të Kosovës, u treguan të padurueshëm në seancën solemne, ku u larguan nga salla ende pa përfunduar fjalimi.
Përndryshe, seanca solemne e Kuvendit të Kosovës ka filluar pas orës 11:00. /arbresh.info/
lexo edhe:
Deputetët e opozitës largohen nga salla e Kuvendit, injorojnë fjalimin e Kurtit
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra