Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në samitin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, të mbajtur në Pallatin e Kancelarisë Federale në Vjenë, nën organizimin e Kancelarit Austriak, Sebastian Kurz.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi që Kosova po e menaxhon mirë e me sukses pandeminë Covid-19, prandaj Bashkimi Evropian do të duhej ta vendos Kosovën në mesin e shteteve të udhëtimit të sigurt lidhur me pandeminë Covid-19.
Ai tha se Kosova me qeverisjen e mirë dhe demokratike ka nisur reformat në drejtësi dhe ekonomi dhe theksoi nevojën për më shumë investime, shkruan arbresh.info.
Duke folur për raportin mes Kosovës dhe Serbisë, kryeministri Kurti, ritheksoi rëndësinë e një deklarate të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim, mes të dy shteteve, që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën, si dhe Kosova e Serbia të zbatojnë reciprocitetin sa i përket të drejtave të pakicave.
Poashtu, ai bëri thirrje për heqjen e vizave për Kosovën në mënyrë që qytetarët të udhëtojnë lirshëm në vendet e BE-së, kurse gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të kalojnë nga CEFTA në SEFTA (Marrëveshja Evropiane për Tregti të Lirë me Evropën Juglindore) sipas shembullit të EFTA-EEA./arbresh.info/
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...