Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dënuar ashpër diskriminimin dhe dhunën e shfaqur kohëve të fundit ndaj komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptias (RAE) në Kosovë.
Kurti në Samitin e dytë të Antigjipsizmit që u mbajt sot në Prishtinë tha se këto veprime janë akte të dënueshme si nga ligjet e Kosovës, po ashtu edhe nga ndërgjegjja, shkruan arbresh.info
Kurti tha se do të jetë kryeministër për të gjithë pa dallime të komuniteti.
” Dënoj ashpër dhunën fizike që u shfaq ditëve të fundit kundër këtyre personave të këtyre komuniteteve. Ata janë qytetarë të barabartë të Republikës sonë. Ata janë policët tanë, janë ushtarët tanë e janë mësuesit tanë. Aktet e dhunës nuk duhet t’i injorojmë, por duhet të punojmë e të jetojmë së bashku pasi armiku ynë është papunësia e jo ndërmjet veti. Unë jam kryeministër i të gjithëve pa dallime” tha Kurti .
Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të respektojnë njëri-tjetrin pa dallime.
“Ne kemi shpallur konkurs për bursa për nxënësit romë-egjiptian për t’i reduktuar braktisjet e mësimit. Bursat do të jenë 300 euro për një vit mësimore. Ne kemi filluar edhe për shuma për lehonat. Ju bëjë thirrje të gjithëve të respektojmë njëri- tjetrin pa dallime. Se bashku duhet të punojmë. Ne duhet ti japim mundësi të barabarta si ne edukim.e punësim. Nder rekomandimet e këtij samiti është njohja e antigjipsizmi. Ne strategjinë e re antigjipsizmi do të trajtohet gjatë hartimit të politikave”, u shpreh Kurti.
Ky është samiti i dytë i Antigjipsizmit që mbahet në Kosovë, me slloganin “Trasimi i rrugës për ndryshim”.
Ndryshe, javën e kaluar në Kosovë janë raportuar dy raste të diskriminimit të personave të komunitetit RAE. Njëri rast kishte ndodhur në një kafiteri në Gjakovë, ku ishte refuzuar shërbimi i disa personave veç pse ata i takonin komunitit RAE, ndërsa rasti tjetër kishte ndodhur në Prizren në një qendër tregtare, ku ishin sulmuar persona të këtij komuniteti dhe nuk ishin lejuar të hyjnë brenda. /arbresh.info/
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...