Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka njoftuar për takimet që ka realizuar në kryeqytetin e Italisë, në Romë.
Kurti ka thënë se në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, Andrea Cascone.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka pohuar se thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë së tyre re.
Postimi i plotë:
Pasdite në Romë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, takova Drejtorin e Përgjithshëm për Bashkimin Evropian, z. Vincenzo Celeste, dhe Drejtorin për Ballkanin Perëndimor, z. Andrea Cascone. I falenderova për rolin, përkrahjen dhe ndihmën e Italisë për Kosovën, në luftë e në paqe, për siguri e për zhvillim.
Diskutuam për marrëdhëniet ndërmjet shteteve në rajonin tonë, për sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme dhe mbështetjen që mund të japë Italia, si dhe për sforcimin e integrimit evropian si forcë demokratizuese. Thellimi i bashkëpunimit me fqinjin më të madh të Ballkanit perëndimor dhe me popullin mik italian do të jenë në agjendë të qeverisë sonë të re.
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë