Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se të dhënat mbi popullsinë do të ndihmojnë në orientimin e politikave.
Ai duke iu drejtuar kryetarëve të komunave ka theksuar se kërkohet bashkëpunim i ngushtë me Agjencinë e Statistikave dhe komunat për të pasur sukses të procesit.
“Regjistrimi i popullsisë ekonomive familjare dhe i banesave në Republikën e Kosovës ka filluar sot. Të dhënat në madhësi shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë e kushtet e jetesës e nivelit të edukimit do të na ndihmojnë në orientimin e politikave për shërbime më të mira të qytetareve, neve si qeveri, juve si komuna e çdo institucioni të Republikës s ë Kosovës. Po e mbështesim Agjencinë e Statistikave të Kosovës mënyrë që të jetë i plotë suksesi i procesit me rëndësi qenësore. Nevojitet bashkëpunim i ngushtë edhe mes ASK-së dhe komunave andaj sërish bëj thirrje për angazhim dhe përkushtim të përbashkët për një ndërmarrje tejet të rëndësishme institucionale të vendit tonë. Angazhimi ynë i përbashkët është për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe është baza vendimtare e cilat do të ndikojë në cilësinë e të dhënave nga pyetësori. Është vendimtare si për qeverinë qendrore ashtu edhe lokale për planifikim e zbatim më të drejtë, suksese dhe arritje edhe më të madhe”, ka thënë Kurti.
Ai ka shtuar se në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori i dëmeve nga lufta 1998-1999.
“Në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori i dëmeve nga lufta 1998-1999 për ekonomitë familjare të popullit tonë. Qytetarët mund të deklarojnë dëmet ekonomike, shumat e pronave të shkatërruar si dëme me njerëz, familje të vrarë të zhdukur të plagosur. Me frymë të bashkëpunimit ju ftoj që të angazhohemi bashkë për të kontribuar në këto dy procese kaq të rëndësishme për republikën tonë, historinë tonë dhe të ardhmen tonë”, ka theksuar Kurti./eo
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...
Barcelona nuk është e sigurt nëse Jonathan David do të kisht...