Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi vizituan sot ndërmarrjen “Liri”, në Prizren.
Atje u mirëpritën nga pronari i kësaj ndërmarrjeje, Liridon Kalanderi, i cili i njoftoi ata me ambientet e kësaj fabrike ku bëhet përpunimi dhe prodhimi i ëmbëlsirave.
Pas takimit, kryeministri u shpreh i nderuar që ishte sot në këtë ndërmarrje, e cila është e njohur anë e mbanë Kosovës për biskotat, për keksët për fëmijë dhe jo vetëm.
“Unë ka më shumë se një dekadë që e kam përcjell veprimtarinë dhe zhvillimin e fabrikës “Liri” dhe mund të them që prodhimet e kësaj fabrike janë cilësore dhe gjithashtu gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e tryezave të qytetarëve të vendit tonë”, u shpreh ai, transmeton arbresh.info.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se u bashkëbisedua edhe me punëtorët edhe me pronarët për benefitet e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike 2.1 dhe 2.4 që kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë dhe në këtë mënyrë dhe në zhvillimin e këtij biznesi të rëndësishëm.
Kryeministri më tej tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ju qëndron pranë prodhuesve dhe dëshiron që ata të kenë sa më shumë sukses që t’ju shtohen rezultatet e të arriturat meqenëse shtimi i bizneseve private, i ndërmarrjeve prodhuese siç është edhe fabrika ”Liri”, në njërën anë e rrit kontributin për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e zvogëlon papunësinë në Kosovë.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se gjatë kësaj vizite po ashtu u folë edhe për skemën e Garantimit të Punësimit për të Rinj dhe platformën superpuna që u lansua sot e cila u mirëpritë nga drejtuesit e fabrikës.
Fabrika “Liri” ka më shumë se 220 punëtorë kur numri punëtorëve në prodhim është 8 herë më i lartë se në administratë.
Përgjatë vizitës dhe takimeve të pranishëm ishin edhe dy deputetët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje nga komuna e Prizrenit, Artan Abrashi dhe Arbër Rexhaj.
Deklarimi i kryeministrit Kurti para medieve:
Jemi shumë të nderuar që ndodhemi sot këtu te fabrika “Liri”. Një fabrikë e cila është e njohur anë e mbanë Kosovës për biskotat për keksat për fëmijë dhe jo vetëm. Unë ka më shumë se një dekadë që e kam përcjellur veprimtarinë dhe zhvillimin e fabrikës “Liri” dhe mund të them që prodhimet e kësaj fabrike janë cilësore dhe gjithashtu gjithnjë e më shumë po bëhen pjesë e tryezave të qytetarëve të vendit tonë. Me këtë rast bashkëbiseduam edhe me punëtorët edhe me pronarët për benefitin e masave të Pakos së Ringjalljes Ekonomike 2.1 dhe 2.4 që kanë ndikuar në rritjen e prodhimtarisë dhe në këtë mënyrë dhe në zhvillimin e këtij biznesi të rëndësishëm.
Qeveria e Republikës së Kosovës ju qëndron pranë prodhuesve dhe dëshiron që ata të kenë sa më shumë sukses që t’ju shtohen rezultatet e të arriturat. Meqenëse shtimi i bizneseve private, i ndërmarrjeve prodhuese siç është edhe fabrika “Liri”, në njërën anë e rrit kontributin për buxhetin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër e zvogëlon papunësinë në Kosovë.
Ka kaluar numri prej 220 punëtorëve në këtë fabrikë, me ç’rast kanë 8 fish më shumë punëtorë në prodhimtari se sa në administratë dhe unë ju dëshiroj edhe suksese të mëtutjeshme e i falënderoj shumë për punën e mirë e cilësore që po e bëjnë.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale