Google ADS

Kurti në Paris: Projekti i ndarjes apo shkëmbimit të territoreve ka vdekur

11:23 | 11 Nëntor 2023
K.B

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se projekti i ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ka pranuar se ideja nuk ka vdekur ende.

Ai gjatë diskutimit me temën “Krijimi i paqes dhe ndërtimi i një bote më të sigurt” në Forumin e Paqes në Paris, ka thënë se ashtu siç Moska nuk është e lumtur me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, po ashtu edhe Beogradi nuk ka qenë aq i lumtur me shpërbërjen e Jugosllavisë, ndonëse në fakt vet e ka shkaktuar një gjë të tillë.

“Tani jetojmë në një epokë ku ky projekti i këmbimit të territoreve ka dështuar. Por besoj që ideja nuk ka vdekur ende dhe shoh se kudo që takohem dëgjoj presidentin e Serbisë që angazhohet për një gjë të tillë sepse fantazia mund të mos jetë reale, por e kushtëzon të menduarit dhe sjelljen apo veprimtarinë e palëve”, ka theksuar Kurti.

Ai më tej ka thënë se “njerëzit që kanë parë ëndrra për shumë vite për ndarjen e Kosovës apo shkëmbim të territoreve është shumë e vështirë të braktisin këtë nostalgji e këtë trishtim dhe të angazhohen në zgjidhje që do të ishte demokratike e evropiane.

“Ky projekti i këmbimeve të territoreve ka pasur homolog edhe në Kosovë, nga një nga parardhësit e mi sepse në atë kohë është parë si një rregullim i shpejtë midis liderëve autoritar që flasin për popullin si familje e tyre e për territoret e shteteve sikur të ishin prona të tyre. Kjo ka pasur një lloj shije monarkie që nuk ekiston më, por përkundër dështimit të projektit si të tillë, më duhet ta pranoj se ideja ekziston ende, mirëpo pa ndonjë gjasë të madhe që të hyjë në fuqi”, ka nënvizuar Kurti./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme