Google ADS

Kurti: Në nëntor takimi i dy qeverive Kosovë-Shqipëri

10:49 | 27 Shtator 2021
arbresh.info

Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë do të mbajnë takimin e përbashkët në gjysmën e nëntorit.

Kështu ka bërë të ditur, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit më kryeministrinë  Shqipërisë, Edi Ramën.

Kurti para mediave tha se nga 16 mbledhjet  mbajtura deri tash, janë arritur mbi 150 marrëveshje të cilat duhet të zbatohen, raporton arbresh.info.

“Në takimin e sotëm biseduam për zbatimin e marrëveshjeve të përbashkëta. Deri tani kemi pasur rreth 150 marrëveshje e memorandume të përbashkëta të cilat duhet të zbatohen. Kemi diskutuar dhe për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët kur pritet të mbahet në gjysmën e muajit nëntor”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme