Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në panelin e liderëve në Bled Strategic Forum, ku u diskutua për të ardhmen e Evropës dhe zgjerimin, nuk la pa përmendur partneritetin e mirë që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-të.
Ai duke folur për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA-të), përmendi edhe strehimin e rreth 2,000 refugjatëve afganë në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Partneriteti ynë më SHBA-të është shumë i rëndësishëm dhe shumë i fort. Unë besoj se përfshirja e gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor në BE do të ketë dy përfitime të mëdha për të dyja opalët. Së pari kufiri i jashtëm i BE-së do zvogëlohet në mijëra e mijëra kilometra, sepse gjashtëshja së Ballkanit Perëndimor nuk është fqinje me BE-në, ne rrethohemi nga BE-ja, Pra, kufiri i jashtëm i BE-së në pikëpamjen e sigurisë do të bëhet më i vogël e në këtë mënyrë do jetë më mirë për të dyja palët”, u shpreh Kurti në Samitin e Bledit në Slloveni.
Ndryshe, në këtë Samit po marrin pjesë gjashtë kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev. /arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...