Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e Sigurisë në Mynih i ka takuar edhe katër senatorë amerikanë, senatoren Jeanne Shaheen, senatorin Pete Ricketts, senatorin Chris Van Hollen dhe senatorin Chris Murphy.
Gjatë takimit, Kurti bëri të ditur se u fol për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilin tha se është një shqetësim i përbashkët.
“Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjska, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e ShBA-së”, shkroi Kurti.
Në lidhje me partneritetin Kosovë – ShBA, dje ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se aleanca mes të dyja vendeve ka pësuar krisje pas vendimit të fundit të qeverisë për ndalimin e dinarit.
Good meeting Armenian Prime Minister @NikolPashinyan for the first time. We discussed various ways of establishing ties between our countries including economic & cultural cooperation. I also highlighted Kosova’s booming tourism sector. pic.twitter.com/9lA5CjDaPT
— Albin Kurti (@albinkurti) February 16, 2024
Kurti: Viti 2025 do të jetë viti i gruas në Kosovë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërg...
Kryeministri Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan R...
Gjendja skandaloze e rrugës së Matiçanit, banorët kërkojnë z...
Boeing dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump
Prokuroria ngrit aktakuzë për korrupsion ndaj dy personave q...