Google ADS

Kurti në Mynih takohet me kryeministrin e Suedisë, e falënderoi për mbështetjen ndër vite

17:14 | 19 Shkurt 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë Konferencës për Siguri në Mynih ka zhvilluar një mori takimesh.

Kurti ka njoftuar se ka takuar edhe kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson.

Ai përmes një postimi në Twitter, e falënderoi atë për mbështetjen e shtetit suedez ndër vite.

“Avancimi demokratik i Kosovës në dy vitet e fundit, i theksuar edhe nga raportet e BE-së për shtetin, marrëdhëniet bilaterale dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ishin temat e diskutimit me kryeministrin e Suedisë Ulf Kristersson, të cilin e falënderova për mbështetjen e Suedisë për Kosovën ndër vite”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme