Kurti në Mynih kërkoi hapjen e arkivave shtetërore në Serbi

13:24 | 21 Shkurt 2022
arbresh.info

Kryeministri Albin Kurti, për dy ditë e gjysmë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, bashkë me zëvendëskryeministren Donika Gërvalla, zhvilluan 17 takime bilaterale e biseda me liderë e përfaqësues politikë nga Evropa dhe bota.

“Për marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e bashkëpunimit biseduam me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, me kryeministrin e Bullgarisë, Kiri Petkov, dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimistar Kovaçevsik. Kurse bashkë me presidenten Vjosa Osmani Sadriu, takuam kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku theksuam rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve mes dy shteteve tona”, bënë të ditur kryeministri Kurti.

Në takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajčák diskutua Kurti shton se kanë diskutuar për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ndërkaq në takimin me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn kërkuam dhe morëm premtim për më shumë mbështetje financiare dhe teknike në fushën e arsimit dhe punësimit të të rinjëve”, shkruan Kurti, raporton arbresh.info.

Kurti e Gërvalla kanë takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme të Australisë, Marise Payne, ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, një prej shteteve të para të Lindjes së Mesme që kanë njohur Republikën tonë, Ayan Safadi dhe ministrin gjerman të Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir. Të gjithë i falënderuam për marrëdhëniet e mira dhe i shkëmbyem zotimet tona për përparimin e tyre.

Ditën e dytë, Kurti shkruan se ka takuar Senatoren amerikane të shtetit të Iowa-s, miken e Kosovës, Joni Ernst, të cilës i shprehëm mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me zëvendëskryeministren Gërvalla zhvilluan takime dhe me udhëheqësit e subjekteve politike gjermane, kryesuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil, me kryetarin e Unionit Kristian Demokratik të Gjermanisë, Friedrich Merz, dhe bashkë-drejtuesin e Partisë së Gjelbër gjermane, deputetin Omid Nouripour.
Gjithashtu, takuam edhe lideren opozitare të Bjellorusisë, Sviatlana Tsikhanouskaya dhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.

“Mundësitë dhe potencialin për investime në Kosovë i prezantova gjatë një dreke pune me ndërmarrës dhe investitorë të huaj në kuadër të Forumit Angermyer të Politikës dhe Inovacionit”, shkruan Kurti në rrjete sociale.

Si pjesë e panelit të titulluar “Humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale”, Kurti ritheksoi domosdoshmërinë e hapjes së arkivave shtetërore në Serbi, pasi krimet e kryera në Kosovë, ishin krime të kryera nga shteti i Serbisë.

Kurse në panelin “Rezistenca e fushëbetejës? Forcat rezervë si mbështetje e nevojshme për Forcat e Armatosura” foli për buxhetin e rritur për Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe për përkushtimin e Qeverisë për modernizimin e Ushtrisë.

Çështja e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ishte tema e takimit me Presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), Peter Maurer./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme