Google ADS

Kurti në mbledhjen e Këshillit të VV-së: Vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë

12:19 | 14 Korrik 2024
E.H

Lëvizja Vetëvendosje të dielën ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Përgjithshëm, mbledhjen e 55-të, me ç’rast të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ministri Xhelal Sveçla, ministrja, Albulena Haxhiu, ministrja, Artane Rizvanolli, ministrja Arbërie Nagavci, e deputet të kësaj partie.

Kryeministri Albin Kurti, nisi fjalimin me urim për shërim sa më të shpejtë të ish-presidentit amerikan Donald Trump pas atentatit ditën e djeshme, ndërsa ngushëllojë familjen e të vrarit që sulmoi Trump-in.

“Sot u shokuam nga tentimvrasja e ish-presidentit amerikan Donald Trump i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë, e dënojmë ashpër këtë akt kriminal Dhuna në politikë është e papranueshme, demokracia dhe paqja janë mënyra të duhura dhe të drejta. Qartazi jetojmë në një epokë që nuk është vetëm e vështirë por edhe e rrezikshme, për këtë arsye duhet shteti ligjor, demokracia institucionale, shoqëria me mendim kritik të jenë më të fuqishme së kurrë më parë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë miku, partneri dhe aleati ynë më i madh dhe i pazëvendësueshëm, demokracia dhe siguria dhe stabiliteti me SHBA-të janë të rëndësishme për demokracinë dhe sigurinë dhe stabilitetin në mbarë botën e veçanërisht në Republikën tonë të Kosovës.”, tha Kurti.

Kryeministri iu dha rëndësi disa prej sukseseve të Qeverisë në këto tri vite udhëheqje, e siç potencoi ai ka pas shumë punë e angazhim.

“Ne kemi hyrë në muajt final të qeverisjes sonë, shumë punë e angazhim gjatë këtyre ende më pak së katër vjet është bërë për çfarë është dashur zell e durim dije e qëndrim vizion e guxim për sukseset të cilët janë dalur në dritë tek këtë vit. Nga janari qytetarët tonë po mund të udhëtojnë lirshëm gjithë zonën Schengen të Bashkimit Evropian sepse liberalizuam vizat shteti për të cilin jemi krenarë më në fund ka një pasaportë me të cilën jemi gjithashtu krenarë si asnjëherë më parë dhe e cila çdoherë e më shumë po fuqizohet dhe po njihet. Me pasaportën e Republikës së Kosovës dhe me targat RKS secili tani udhëtojmë dhe vozisim në drejtim të Evropës e të BE-së porsi qytetarë të një Republike të Pavarur dhe Sovrane. Me këtë 6 mujor për herë të parë fillojë edhe furnizimi i energjisë elektrike në katër komuna në veri të vendit dhe inkasimi për konsum të energjisë”, tha ndër tjera Kurti.

“Më në fund, e pas një kohe shumë të gjatë, me dekada e jo me vite e muaj, vrima prej të cilës rridhte pa ndërprerë e pa masë paraja e buxhetit tonë, po mbyllet njëherë e përgjithmonë”, shtoi ai.Kurti, kërkojë nga aktivistët që të jenë më të mobilizuar dhe t’i përgjigjen qytetarit.“60 mijë e 500 jemi aktivistë jemi subjekti politik më i madh në Kosovë dhe jo vetëm. Shumë nga anëtarët janë në kategorinë e mbështetësve së sa në kuadër të përshkrimeve të organizatës tonë. Takime e vazhdueshme dhe të rregullta janë të nevojshme është qenësore që drejtuesit e qendrave ta njohin më shumë anëtarësimin. Mbi 25 për qind e anëtarësisë janë gra dhe vajza, në secilën qëndër dy krahët më të fortë organizativ duhet të jenë drejtuesi i dhe drejtuesja. Pa këto dy kategori nuk arrihet rezultat çfërëdo qoftë ai. Duhet më shumë angazhim në nivel lokal për mobilizim”, tha Kurti, raporton eo.

Kurti iu drejtua aktivistëve që të angazhohen më shumë marrë parasysh faktin se zgjedhjet tashmë janë afër.

“Zgjedhjet janë çështje muajsh kur dimë çështje të afatizuara nuk ka arsye shkaqe të mos jemi të përgatitur. Ditëve dhe javëve në vijim të jemi të organizuar, në mënyrë që zgjedhjet të na gjejnë të përgatitur”, tha Kurti.

Kryeministri, tha se Qeveria gëzon mbështetje shumë të madhe nga qytetarët edhe sot qysh së në fillimet e saj.

“LVV-ja është lëvizje në kuptimin politik dhe organizativ, por vetëvendosje me kuptimin historik të këtij koncepti. Kurrë nuk kemi pasur mbështetje e përkrahje e ndihmë më të madhe nga populli sikurse sot. Qeveria gëzon sot mbështetjen e qytetarëve së sa në kohën kur u formua në mars 2001. Populli ia del pa politikën dhe qeverinë, por politika dhe qeveria as Kuvendi nuk kanë kuptim pa popullin e që ky popull udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Kurti.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme