Në Samitin e Investimeve në Ballkanin Perëndimor i cili po mbahet në Londër, po merr pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili ka përmendur investimet që janë bërë në energji e po ashtu edhe planet për lidhjet rrugore me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
“Na duhen investime si për transport ashtu edhe për energji. Sa i përket infrastrukturës rrugë, hekurudha e kështu me radhë por edhe sa i përket energjisë së ripertritshme si dhe arsimimi dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, diku rreth 7 miliardë të holla të BE-së vetëm se janë të synuara. Kemi kryer ankandin për megavat solar në perëndim të Kosovës, dhe janë gjashtë korporata që po garojnë”, ka thënë Kurti, shkruan Arbresh.info
Sa i përket investimeve hekurudhore, Kurti para liderëve të Ballkanit Perëndimor përmendi hekurudhën Prishtinë-Durrës, planet për lidhjen rrugore Prizren-Tetovë si dhe për lidhjet e reja Kosovë perëndimore – Mali i Zi.
“Me Shqipërinë, jemi të dedikuar për ndërtimin e një lidhje hekurudhore mes Prishtinës dhe Durrësit. Por portet e thata që promovojnë rritjen ekonomike dhe tregtinë që qojnë në një rajon më të lidhur dhe prosperuar. Studimet e fizibilitetit tregojnë se lidhja më e mira është ajo që e lidh Gjakovën me Shkodrën. Së dyti me Maqedoninë e Veriut, dëshirojmë me i lidh Prizrenin me Tetovën. Për këtë do të na duhet një tunel prej 6 kilometrash që është gjysmë më anën e RMV-së dhe gjysmën me anën e Kosovës dhe kjo do të mundësoj lëvizjen e lehtë dhe fuqizimin e lidhjeve ekonomike. Me partneritetin me Malin e zi fokusoi është ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin Kosovën perëndimore me Malin e Zi, Pejën dhe Deçanin me Rozhavën e Plavën”, ka shtuar Kurti./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kurti: Jemi në hap me ShBA-të, BE-në e Britaninë për vlerat politike
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...