Google ADS

Kurti në Këshillin e Përgjithshëm të LVV-së: Të jemi më afër qytetarit

11:42 | 16 Dhjetor 2023
K.B

Në mbledhjen e 53-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, kryetari i këtij subjekti politik dhe njëherësh kryeministri aktual, Albin Kurti ka kërkuar angazhim të shtuar nga të gjithë aktivistët e partisë që drejton.

“Viti 2024 për të gjitha qendrat tona duhet të jetë vit i përgatitjes dhe mobilizimit për zgjedhjet në vitin 2025, me theks të veçantë për nivelin lokal”, ka theksuar ai.

Tutje kryetari i LVV-së ka thënë se ai i cili synon të jetë në krye të komunës nuk mund të jetë kandidat pa e njohur problematikën komplete të komunës ku kandidon.

“Duhet të jemi afër me qytetarin përmes komunikimit dinamik. Ne kemi komunikuar në vazhdimësi me qytetarin, prandaj të arriturat e qeverisë, vendimet qe merren, duhen prezantuar të qytetarët nga anëtarët tanë”, ka thënë Kurti.

Ai ka kërkuar identifikimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët që të përgatiten programe zgjedhore që përmbushin kërkesat e tyre.

Ai ka lavdëruar punën e kryetarëve komunal nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke ftuar aktivistët e mbarë qendrave të Lëvizjes nëpër Kosovë që t’i kenë model kryetarët në Podujevë, Gjilan e në qendra të tjera ku kjo parti udhëheqë./rtk

Të ngjashme