Në konferencë për media, kryeministri, Albin Kurti foli edhe në lidhje me Ligjin e Pagave dhe atë për Zyrtarët Publikë.
Kurti bëri të ditur se këto dy ligje do të hyjnë në fuqi nga 1 shkurti
Ai u shpreh se qeveria nuk e ka pasur si pikënisje vlerën e koeficientit, por terësinë e buxhetit.
“Brenda vitit 2022 u përmbyllën në të dy leximet, prej 1 shkurtit hyjnë në fuqi, totali i përgjithshëm i buxhetit për paga 745 milionë euro, pra për neve pikënisje është tërësia, jo pjesa, jo elementi”, tha ai.
“Andaj ne nuk e kemi pasur si pikënisje vlerën e koeficientit, por terësinë e buxhetit. Në muajin janar kjo të vendoset sigurisht dhe pas 1 shkurtit fillojnë pagat me ligjin e pagave”.
Sipas tij, nuk mund të përcaktohet koeficienti në ligjin e pagave, sepse kjo lidhet me buxhetin dhe kjo do të bëhet në muajin janar./rtk/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...