Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mori sot pjesë në ceremoninë e hapjes së fabrikës së re të prodhimit të tubave metalike, “Metal Kosova”, në Babush të Komunës së Ferizajt, me rastin e 25-vjetorit të themelimit të kësaj ndërmarrjeje.
“Metal Kosova është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur. Nëse shohim eksportet në Kosovë që janë dyfishuar në këto më pak se katër vjetët e fundit përveç teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dallohen përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit dhe është interesante që edhe përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit, gjallojnë e lulëzojnë si askund tjetër në Kosovë pikërisht këtu në Ferizaj”, u shpreh kryeministri Kurti.
Metal Kosova ka qenë një nga përfituesit në kuadër të masës 2.1 për subvencionimin e kryegjësë së kredive investuese për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese apo përpunuese.
Kryeministri iu shprehu urimet e tij drejtuesve dhe punëtorëve të kësaj fabrike për këtë arritur të rëndësishme më dëshirën që sukseset të mos iu ndalën asnjëherë.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:
E nderuara familje Behluli,
I nderuari ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati,
I nderuari i Kryetar i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu,
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës,
Përfaqësues të institucioneve qendrore e lokale,
Të dashur punëtorë të “Kosova Metalit”,
Jemi jashtëzakonisht të gëzuar e të nderuar që jemi bashkë këtu me juve, kur zgjerohet biznesi juaj, po rritet prodhimtaria dhe në këtë mënyrë përfitojnë edhe punëtorët, edhe pronarët edhe ekonomia e shtetit tonë.
Andaj, tash kur e festoni edhe 25-vjetorin e kësaj ndërmarrje, pa dyshim që ky zgjerim i kësaj industrie kaq të rëndësishme është jubile i dyfishtë për juve dhe për gjithë neve bashkë.
“Metal Kosova” është dëshmi që industria në Kosovë është duke u rritur. Nëse shohim eksportet në Kosovë që janë dyfishuar në këto më pak se katër vjetët e fundit përveç teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, dallohen përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit dhe është interesante që edhe përpunimi i metaleve, edhe përpunimi i drurit, gjallojnë e lulëzojnë si askund tjetër në Kosovë pikërisht këtu në Ferizaj.
Kush punon, fiton. E ata që e investojnë fitimin, fitojnë edhe më shumë. E ata që e rinvestojnë fitimin më të madh, fitojnë më së shumti. Ne jemi të interesum krejt këto ndërmarrje, këtë industri që investon e riinveston, që e zgjeron biznesin e rrit numrin e të punësuarve, te Qeveria e Republikës së Kosovës ta kenë partnerin e përhershëm dhe jo vetëm Kosovën si treg të mallrave të tyre.
Andaj, bashkë me ministrin Murati jemi këtu që në të njëjtën kohë edhe t’i pranojmë falënderimet tuaja, siç u tha më herët për masën 2.1 pra për Masën për Subvencionimin e Kredive Investuese, por gjithashtu të shprehim edhe zotimin tonë se jemi të gatshëm edhe të hapim tregje të reja për “Metal Kosovën”, por gjithashtu edhe të ndihmojmë që numri i punëtorëve të rritet, e po ashtu edhe prodhimtaria, edhe fitimet.
Në mënyrë direkte përfitoni ju, në mënyrë indirekte përfiton edhe shteti sepse të gjithë ju jeni tatimpagues edhe si punëtorë, edhe si pronarë, dhe në këtë mënyrë rritet buxheti i Kosovës, i cili siç na e ka tregu së pari, ministri Murati, vitin e ardhshëm është 50 për qind më i madh sesa në vitin 2021.
Këtu keni kontribuar që të gjithë ju dhe ne ju jemi falënderues e mirënjohës për jetë.
Urime edhe një herë e gëzofshi këtë të arritur të rëndësishme dhe mos ju ndalshin sukseset përpara në të ardhmen, bashkë!
Faleminderit!/Arbresh.info/
Ish-presidenti Bill Clinton del nga spitali
Futbollistët e Dritës shpërndajnë dhurata për fëmijët në Gji...
Festa e Krishtlindjeve, Osmani viziton kampin Bondsteel bash...
Rama në darkën me trupin diplomatik: Shqipëria ka vetëm një ...
ShKShMK u bën thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar në akt...
Kurti paralajmëron për sulme të reja nga Serbia: Pritet të n...