Google ADS

Kurti në Forumin e Bledit, darkon me liderët e Ballkanit Perëndimor

21:48 | 27 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ku edhe ka qenë i pranishëm në darkën e punës së ftuar nga kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka publikuar fotografi nga takimi, shkruan Arbresh.info.

Aty kanë marrë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, përfshirë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe liderë të tjerë.

”Faleminderit kolegut tim Robert Golob për mundësinë për të zhvilluar një bisedë të hapur gjatë darkës së punës në prag të Forumit të Bledit. Kjo ishte një mundësi për të konfirmuar edhe një herë rëndësinë e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si për rajonin ashtu edhe për BE-në”, ka shkruar Kovacevski në Twitter.


Kurti të hënën do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit, si dhe do të zhvillojë disa takime bilaterale./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme