“Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran të lirë e demokratik e të integruar në strukturat euroatlantike”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në festën e organizuar nga ambasada e Malit të Zi në Kosovë, me rastin e ditës së Pavarësisë së Malit të Zi.
Kryeministri Kurti tha Kosova dhe Mali i Zi kanë bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira dhe se integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim e angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.
Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008. Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin, tha ndër të tjera kryeministri Kurti në adresimin e tij.
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
I nderuari z. Bernard Çobaj, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë,
I nderuari z.Arben Jakupi, drejtor i Zyrës për Diasporë nga Mali i Zi,
I nderuari z.Arben Xhurreta, drejtor i Përgjithshëm për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, në Mal të zi,
Të nderuar ambasadorë të vendeve mike,
Të nderuar përfaqësues të kabinetit qeveritar, ministra e zëvendësministra,
Deputetë të Kuvendit të Republikës, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare,
Të nderuar të pranishëm,
Zonja dhe Zotërinj,
Jam i nderuar të jem sonte me ju, në këtë shënim të hershëm të ditës së pavarësisë së Malit të Zi.
Mali i Zi është vend fqinj i Republikës së Kosovës me të cilin kemi bashkëpunim dhe marrëdhënie shumë të mira.
Shpallja e pavarësisë nga Mali i Zi ishte realizim i aspiratës së popullit të saj për një shtet të pavarur e sovran, të lirë e demokratik, si dhe të integruar në strukturat euroatlantike.
Kjo aspiratë u shpreh më së miri me anëtarësimin në NATO dhe progresin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Integrimi e orientimi në strukturat trans-atlantike është vlerë, synim dhe angazhim që ndajmë si dy shtete fqinje.
Pragu i lartë në referendumin e pavarësisë para 17 vjetëve, nuk mund të kalohej pa mbështetjen e shqiptarëve në Malin e Zi, të cilët në mënyrë masive e mbështetën pavarësinë, kontribut ky i cili vlerësohet e duhet vlerësuar.
Mali i Zi e njohu pavarësinë e Kosovës që në vitin e shpalljes në 2008. Sot, si dy shtete fqinje punojmë së bashku për të promovuar paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajonin tonë.
Jemi mirënjohës që në kohërat më të vështira, Mali i Zi u bë strehë shpëtimi për mbi 100 mijë qytetarë të Kosovës dhe nuk harrojmë asnjëherë mikpritjen dhe solidaritetin.
Kemi punuar për të nxitur tregtinë dhe investimet, lëvizjen mes njerëzve dhe mallrave dhe përpara kemi projekte infrastrukturore të cilat do të lidhin e fuqizojnë edhe më tej dy shtetet tona.
Urime Ditën e Pavarësisë!
Cestitamo Dan Nezavisnosti!
Një bullgar i akuzuar për spiunazh për Rusinë “kishte diskut...
Xheneta ngacmon Drilonin teksa pastronte në kuzhinë, pastaj ...
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...