Google ADS

Kurti: Ne do të vendosim reciprocitetin me Serbinë dhe kjo s’ka diskutim

11:42 | 2 Gusht 2021
S D

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se sa i përket reciprocitetit që është vendosur qysh moti në kuadër të reciprociteti ekonomik e politik, këtë e ka paraqitur edhe në takimet që pati në Bruksel.

Tutje ai tha se Besnik Bisilimi ka përgatitur një dokument ku futen 11 shkeljet që ka bërë Serbia ndaj reciprociteti në Kosovë në raportin tonë.

“Ne edhe faktorëve ndërkombëtare ua kemi treguar këtë gjë dhe po u japim kohë në mënyrë që reciprociteti të zbatohet.Në këto 100 ditë ne kemi pasur drejtor të ri të doganës dhe duhet të përgatitemi maksimalisht që të mos dështojmë.Në qeverinë Kurti I, vendosëm reciprocitetin e qeveria më pas e hoqi, nëse ne nuk arrijmë ta zbatojmë në këtë mënyrë atëherë ai vdes si proces.Ne jemi të interesuar për zbatim të plotë e të saktë, meqë kemi edhe barriera sporadike përpos atyre sistemike dhe duhet të përgatitemi plotësisht”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se reciprociteti nuk është për hakmarrje, por parim i shëndoshë i marrëdhënieve në mes shteteve.” Kjo është arsyeja pse do të vendosim reciprocitetin dhe nuk heqim dorë nga ai.

Përpos kësaj, reciprocitetin nuk e kemi për të shtuar barriera, por për të lehtësuar.Herën e kaluar gjithçka shkonte mirë, por më pastaj nuk eci siç ishte parashikuar. Ne do të vendosim reciprocitetin me Serbinë dhe kjo s’ka diskutim, por nuk duam të dështojmë e ka të tillë që duan që ne të dështojmë e të mos vendosim atë. Zotëri Nura, ju vini nga një grupacion që e kundërshtonte atë dhe doni të vendoset pa u përgatitur e ne do të përgatitemi e reciprociteti nuk do të dështojë, e uroj që o ju të ndryshoni qëndrimin si grup vullnetar në përputhje me vullnetin e Deputetit Nura apo ai të mos vazhdojë të qëndrojë në të njëjtin grup”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme