Google ADS

Kurti në CNN: Serbia refuzon t’i pranojë krimet e luftës në Kosovë

22:39 | 20 Shtator 2022
L G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për CNN International me gazetaren Christiane Amanpour, ka folur për gjendjen e sigurisë në Ballkan dhe raportet e brishta të Kosovës me Serbinë.

Ai ka shtuar se edhe pse Kosova nuk është pjesë e NATO-s, trupat e saj janë të pranishme në Kosovë.

“Serbia refuzon t’i pranojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Serbia nuk është vend demokratik, është një regjim. Situata në Ballkanin Perëndimor është në rrezik. Ne jemi duke e forcuar sistemin tonë të mbrojtjes duke ndarë më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës”, tha Kurti.

Sipas tij ne jemi të sigurt, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të brengosemi”. Ai ka thënë se intervenimi i NATO-s në vitin 1999 ishte i drejtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ne varemi në sigurinë e amerikanëve. Beogradi dhe Kremlini duhet të mendojnë dy herë para se të veprojnë në Kosovë”, tha ai.

Ai ka thënë se Serbia nuk është demokraci, por një regjim hibrid, duke e vlerësuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq si një autokrat që vendos për çdo gjë në Serbi. Duke folur për kërkesat e Serbisë për funksionalizmin e Asociacionit të Komunave Serbe, Kurti ka thënë se ai nuk do të përfshihet në themelimin e një Republikë serbe në Kosovë, e llojit që ekziston në Bosnjë dhe Hercegovinë.

“Kosova nuk do të lejojë një lloj të Republikës Srpska në Kosovë. Nuk kam vullnet të përfshihem në një marrëveshje për të kompensuar humbjet e Serbisë në regjimin e Millosheviqit, por po për përmirësimin e jetës së serbëve të Kosovës. Shpresoj që Brukseli do ta vlerësojë këtë dhe ne do ta arrijmë një marrëveshje të njohur legalisht, të qendërzuar në njohje reciproke”, ka deklaruar Kurti./rtk/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme