Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në podcastin “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell.
Gjatë bisedës me ta, Kurti është pyetur për raportet me aleatët e Kosovës dhe për çështjen e dinarit e kritikat që ka marrë.
“Para së gjithash unë nuk e kam problem kritikën. Intelektualisht unë jam fëmijë i teorisë kritike nga, le të themi Zhan Zhak Ruso’ja te Shkolla e Frankfurtit. Pra, kritika është e shëndetshme, besoj se nuk ka progres pa kritikë. Mund të mos pajtohemi por BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatët tanë, miqtë tanë dhe partnerët tanë, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe, kështu që duhet ta dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Kurti.
“Dhe në këtë kuptim unë mendoj se duhet ta mbrojë Kosovën, duhet ta përfaqësojë atë me mirë se aleatët tanë. Nuk do të isha kryeministër, po të mos ishte Kosova Republikë…” ka thënë kryeministri.
Në këtë podcast kryeministri Kurti ka rrëfyer edhe për kohën që ka kaluar në burg pasi ishte arrestuar gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë nga policia e Serbisë.
“Në burg ka kohë për lexim. Është vend tamam për të lexuar, pa telefona mobil, pa pije dhe mendoj se kam pasur dobi prej kësaj. Në të njëjtën kohë, të jesh një person i klasës së mesme, urban… unë aty takoja njerëz që vinin nga fshatrat dhe kjo ka qenë e pazëvendësishme për aftësinë time për të organizuar njerëz kur kam dalë jashtë . Kur kam dalë nga burgu e krijova organizatën saktësisht sepse dija se si të flas dhe si të lidhem me njerëz nga fshati”, ka deklaruar Kurti.
Ai mes tjerash ka shpjeguar se në burg kishte humbur rreth 30 kilogramë dhe se nga torturat aty e kishte humbur vetëdijen rreth 40 herë dhe se s’e kishte menduar kurrë se do të dilte i gjallë nga aty.
Në këtë intervistë, kryeministri ka folur edhe për Putinin dhe Serbinë.
Ndërkohë, vet Kurti në një postim në platformën X ka thënë se ishte kënaqësi që ishte pjesë e këtij podcasti. “Kam folur për përvojën time si i burgosur politik në Serbi në të 20-at, gjeopolitikën e rajonit dhe vizionin multietnik dhe demokratik të Kosovës, ndër të tjera”, ka shkruar Kurti./rtk
A pleasure to sit down with @RoryStewartUK and @campbellclaret for @RestIsPolitics‘ Leading podcast. I spoke about my experience as a political prisoner in Serbia in my 20s, the geopolitics of the region, and Kosova’s multiethnic and democratic vision, among other things.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 18, 2024
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...