Kurti: Ne bëjmë marrëveshjen jo pazare politike si PAN-i

14:23 | 10 Tetor 2019
V. S.

“VV e LDK-ë nuk bëjnë pazare politike për poste, pazare p[politike keni parë në kohen e PAN-it”.

Kështu ka deklaruara Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas përfundimit të takimit me Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa e Vjosa Osmani.

“Ne pazare politike nuk bëjmë, pazare politike keni parë më PAN-in, transparence dhe bashkëpunim do të ketë qeveria e re pa pazare politike. Qeveria e jonë do të zgjatë  më shumë se koha që i ka ngelur presidentit aktual por çështja e Presidentit nuk është diskutuar fare”.

Kujtojmë se për dy orë përfaqësuesit e VV-së e LDK-së, kanë diskutuar në një takim të mbyllur rreth qeverisjes së përbashkët e cila pritët të firmoset pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/440028519968465/?notif_id=1570694136949761&notif_t=live_video_explicit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme