Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Turqi tha se vetëm bota e bashkuar, aktive dhe demokratike mund ta ndalojë presidentin rus, Vladimir Putin, dhe despotët tjerë në të ardhmen.
Këtë mendim Kurti e ka ndarë gjatë një takimi që ka zhvilluar të shtunën me ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Përfaqësuesin e Lartë Ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt dhe zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Takimi mes tyre është zhvilluar në Antalia të Turqisë, ku po mbahet Forumi për Diplomaci.
“Ne nuk duhet t’u dorëzohemi autokratëve në asnjë vend dhe asnjëherë. Vetëm një botë që është e bashkuar dhe aktive e demokratike do të ndalojë Putinin dhe do të parandalojë despotë të tjerë në të ardhmen”, ka shkruar shefi i qeverisë në rrjetin social “Twitter”.
Kurti mori pjesë në ditën e dytë të Forumit të Diplomacisë në Antalia të Turqisë, pasi kishte anuluar pjesëmarrjen në ditën e parë me arsyetimin se është detyruar të qëndrojë në Prishtinë për të marrë masa pas situatës së krijuar nga rritja e çmimeve të produkteve bazike./arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...