Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se për vitin 2025 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe ShSKUK-në janë ndarë 105 milionë euro.
Përmes një postimi në Instagram, Kurti tha se për herë të parë niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100 për qind.
“Për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës për vitin 2025 kemi ndarë 105 milionë euro, ku përfshihen buxheti për barna esenciale, materiale tjera të nevojshme dhe shërbime shëndetësore. Përmes tij, po shtojmë barna të reja në listën esenciale dhe në vitin që vjen për herë të parë niveli i furnizimit me barna esenciale në Klinikën e Onkologjisë do të jetë 100%. Klinikë pas klinike”, ka shkruar Kurti./Arbresh.info
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...