Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth zhvillimeve të mirëqenies së fëmijëve në fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se ndryshimi është i prekshëm, sipas tij vetëm kurë shteti është i të gjithëve, shkruan Arbresh.info.
“Me anë të skemës së re të inicuar, për herë të parë po përfitojnë mbi 417,000 fëmijë në mbarë vendin, së paku nga 20 euro në muaj, ndërsa për familjet që kanë tre apo më shumë fëmijë, ata përfitojnë nga 30 euro në muaj për secilin nga fëmijët.”, ka shkruar ai.
“Pas renovimeve në Klinikën Emergjente, përmes dy vizitave në institucione parashkollore, tek çerdhja publike “Yllkat” si dhe në çerdhen publiko-private “Zogjtë” në Prishtinë, shënuam bashkë me Ministrin Hekuran Murati fillimin e zbatimit të shtesave të ridizajnuara për fëmijë.”, u shpreh Kurti.
“Vetëm në këto dy kopshte, janë mëse 350 fëmijë të grupmoshave 9 muaj deri në 6 vjeç, të cilët janë përfitues. Nga shëndetësia tek arsimi. Në mbështetje të secilës e secilit dhe të familjeve. Ndryshimi është i prekshëm atëherë kur shteti është i të gjithëve.”, tha mes të tjerash kryeministri./Arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin