Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar vrasjen e 98 burrave në fshatin Rezallë të Skenderajt 24 vite më parë, nga forcat e armatosura të Serbisë.
Sipas Kurtit, e vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive.
“Para 24 vitesh, 98 burra dhe djem të rinj u pushkatuan në Rezallë, nga forcat e armatosura të Serbisë. Në përpjekje të zhdukjes së krimit, i rrëmbyen kufomat. Disa u gjetën të groposur në varreza masive në Kizhevak dhe në Rudnicë të Rashkës, në Serbi”, ka shkruar Kurti në Facebook, përcjell Arbresh.info.
Tutje, Kurti bëri të ditur se nuk do të rresht së kërkuari drejtësi.
“E vërteta e ditës së 5 prillit të vitit 1999, nuk mund të groposet e mbulohet në varreza masive. Nderojmë sot kujtimin e të vrarëve dhe të zhdukurve me dhunë në Rezallë. Nuk mund të lejojmë harresën të mbulojë mizoritë që ndodhën në luftë. Nuk do të rreshtim së kërkuari drejtësi”, tha në fund Kurti./Arbresh.info/
Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan, i s...
Gjesti: S’dua të puth sherk!, Xuxi ironizon: Ma mirë me lexu...
Austria do të vazhdojë me mbështetjen e Kosovës në fushën e ...
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...