Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe te lapidari i fshatit Saradran të Istogut, në 25-vjetorin e masakrës, si dhe vendosi lule të freskëta te lapidari i dëshmorëve Demush Mavraj, Ibish Mavraj dhe Bekim Mavraj.
Teksa nderoi të gjithë dëshmorët e martirët të rënë për lirinë e Kosovës, Kryeministri Kurti foli për masakrën e para 25 vjetëve kur forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe i kishin ndarë 18 burra, 16 shqiptarë dhe dy egjiptianë dhe i kishin pushkatuar ata.
‘’Kemi dëshmitarë të gjallë. Dëshmitari i gjallë është Naim Elshani, i cili edhe e ka identifikuar njërin prej atyre, mbi 30 ushtarëve, policëve e paramilitarëve, që kanë vrarë e ekzekutuar, me inicialet E.B, por do të thotë që vetëm një është në arrest prej mbi 30 sosh’’, u shpreh ai.
Kjo, tha Kryeministri, do të thotë se ka nisur drejtësia, por është shumë larg që ta mbyllë plagën duke i vendosur prapa grilave të gjithë ata, të cilët dhanë urdhër dhe ekzekutuan popullsinë civile e të paarmatosur.
Kryeministri Kurti tha se gjaku i atyre të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri, nuk shlyhet kurrë e emri i tyre s’harrohet kurrë.
“Është pjesë e historisë moderne të Kosovës, por gjithashtu është edhe vendi prej nga ushqehet shteti që kemi e liria që e gëzojmë’’, theksoi Kryeministri.
Deklarimi i plotë i Kryeministrit Kurti:
Me zëvendësministrin e Industrisë, Ndërmarrësisë e Tregtisë, Mentor Arifajn, me kolegë, me miq e dashamirë, me familjarë të dëshmorëve, martirëve, me banorë të fshatit Saradran porsa vendosëm lule të freskëta te lapidari i tre dëshmorëve Mavraj, Demushit, Ibishit dhe Bekimit, të cilët ranë në ballafaqim me forcat armike serbe para 25 vjetëve.
Paraprakisht ishim edhe tek lapidari i martirëve ku para 25 vjetëve, sërish këtu, te popullsia civile e grumbulluar edhe nga fshatrat e tjera, forcat ushtarake policore, paramilitare serbe i kishin ndarë 18 burra, 16 shqiptarë dhe dy egjiptianë dhe i kanë pushkatuar ata. Kemi dëshmitarë të gjallë. Dëshmitari i gjallë është Naim Elshani, i cili edhe e ka identifikuar njërin prej atyre, mbi 30 ushtarëve, policëve e paramilitarë, që kanë vrarë e ekzekutuar, me inicialet E.B, por do të thotë që vetëm një është në arrest prej mbi 30 sosh. Kjo do të thotë se ka nisur drejtësia, por është shumë larg që ta mbyllë plagën duke i vendosur prapa grilave të gjithë ata, të cilët dhanë urdhër dhe ekzekutuan popullsinë civile e të paarmatosur.
Ndërkaq, të gjithë atyre, të cilët ranë në rrugën e gjatë e të vështirë të Kosovës për liri, u qoftë lavdi, dëshmorë e martirë të kombit. Gjaku i tyre nuk shlyhet kurrë. Emri i tyre s’harrohet kurrë. Është pjesë e historisë moderne të Kosovës, por gjithashtu është edhe vendi prej nga ushqehet shteti që kemi e liria që e gëzojmë!/Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...