Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zëvendësministrin e Ekonomisë, Mentor Arifaj dhe udhëheqësin e Njësisë për monitorimin e ndërmarrjeve publike, Besim Imeri, pritën sot në takim Bordin e përkohshëm të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, të kryesuar nga Hajrije Morina, dhe anëtarët e tjerë, të votuar në mbledhjen e 17-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, mbajtur më 25 qershor 2021.
Kryeministri Kurti theksoi rolin e rëndësishëm që ka bordi, si mekanizëm përmes së cilit Qeveria si aksionare sigurohet për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve, të cilat në kushte normale do të duhej të siguronin dividentë për buxhetin e shtetit, por në fakt shpesh janë të varura nga subvencionet e janë barrë e taksapaguesve.
U bisedua për sfidat me të cilat përballet ndërmarrja hidroekonomike, si rezultat i keqmenaxhimit dhe kontratave të dëmshme, trashëguar nga bordet e kaluara, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Njësinë për monitorimin e ndërmarrjeve publike./arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...