Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar sot se bashkësia ndërkombëtare i ka premtuar atij se Lista Serbe do merrte pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, qysh kur u pajtua për aneksin e marrëveshjes bazë më 18 mars në Ohër.
Ai theksoi edhe shtyrjen e aftit për aplikim vetëm që kjo parti të kandidojë në zgjedhje, teksa shtoi se askush nuk mund t’i detyrojë ata me dhunë të marrin pjesë në zgjedhje.
“Ndërkombëtarët na kanë premtuar se nëse bëhet aneksi i marrëveshjes në Ohër, Lista Serbe do të merr pjesë në zgjedhje dhe unë kam qenë i gatshëm për t’i pranuar, përkundër dëmit që kanë bërë në Kosovë. Ne e shtymë edhe afatin e aplikimit vetëm që ata të regjistrohen në zgjedhje. Çka kemi me bë ne, ne s’mund t’i marrim ata me dhunë që ata të garojnë në zgjedhje”, tha Kurti.
Për zgjedhjet në veriun e Kosovës, ai kritikoi edhe presionin publik që po bëhet ndaj kryetarit të ri të Leposaviqit, Lulzim Hetemi, i cili ka kohë që po qëndron i ngujuar brenda objektit të komunës atje./Arbresh.info
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...