Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës Gjeneral Jörg Rüter, Drejtor i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NATO Advisory and Liaison Team – NALT).
Ai shprehu mirënjohjen për punën dhe rolin e rëndësishëm të Gjeneralit Rüter gjatë gjithë mandatit të tij, për t’i mundësuar NATO-s të mbështesë zhvillimin e mëtejshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë.
Po ashtu, kryeministri i uroi mirëseardhje Gjeneralit Joachim Hoppe, i cili do të pasojë Gjeneralin Rüter në pozitën e Drejtorit të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s.
Kryeministri Kurti njoftoi ushtarakët e NATO-s për të arriturat gjatë një viti të qeverisjes. Progresi i vendit, porsi të drejtat e qytetarëve, duhen mbrojtur e ruajtur. Kryeministri Kurti dhe Gjenerali Rüter u pajtuan që paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria për të gjithë janë të domosdoshme.
Në këtë takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në shërbim të sigurisë së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Kryeministri theksoi përkushtimin e Qeverisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për çfarë drejtuesit e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s siguruan mbështetjen e vazhdueshme brenda mandatit të NALT-it për ndërtimin e kapaciteteve të FSK-së./arbresh.info/
Stano këtë të shtunë përfundon mandatin, Lajçak është emisar...
Rama publikon pamje nga Aeroporti i Vlorës: Punimet po ecin ...
Xhaka: Sot festojmë lirinë dhe identitetin tonë, gëzuar 28 N...
Grenell uron shqiptarët për Ditën e Pavarësisë: Mirënjohës p...
Drita uron 28 Nëntorin me një video të veçantë
Osmani; Kjo ditë e shenjtë për kombin tonë, mori kuptim edhe...