Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë e lajmeve ‘AFP’, ka thënë se agresioni rus në Ukrainë duhet të bëjë që Bashkimi Evropian dhe NATO ta lehtësojnë dhe ta shpejtojnë rrugën për pranimin e një kandidati.
Kurti ka thënë se situata në Ukrainë është shokuese, por jo befasuese.
“Është shokuese. Është vështirë e besueshme të besosh atë që po ndodh – por askush s’mund të pretendojë se është befasuar”, ka thënë ai për AFP.
Kurti ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian dhe NATO-ja të forcojnë krahun lindor në Ballkanin Perëndimor duke ua mundësuar pranimin më të shpejtë në bllok.
“Në situata të jashtëzakonshme, nuk mund të sillemi normalisht”, ka thënë Kurti. “Prandaj, pranimi në BE dhe në NATO nuk mund të bëhet në mënyrat e vjetra. Është imperativ që Brukseli, si kryeqytet i të dyjave, NATO-s dhe BE-së, të rimendojë një mënyrë të re të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”.
Kosova tashmë ka marrë mbështetjen e disa shteteve anëtare për pranim në NATO dhe BE, por shtetet mosnjohëse shihen si pengesa. Nga rajoni, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Serbia janë në faza të ndryshme të procesit të pranimit në BE.
Kurti e ka përshkruar presidentin rus, Vladimir Putin, si të paparashikueshëm.
“Është lider i luftës dhe jo lider i paqes”, ka shtuar Kurti.
Kurti ka thënë se Putini do të përdorë edhe akterët që i kontrollon në Ballkanin Perëndimor.
“Teksa synojnë konflikte të reja, Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, janë në rrezik. Në të kaluarën, presidenti rus na përmendte një herë në muaj. Tani disa herë në javë”, ka paralajmëruar ai për rrezikun që vjen nga Putini dhe për raportet e afërta me Serbinë dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq./rtk/
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...