Kurti: NATO-ja ka rol jetik për Kosovën

19:37 | 19 Shkurt 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se NATO ka qenë jetike për Kosovën gjatë vitit 1999, kur kishte ndalur gjenocidin ndaj popullatës civile, të cilin e kishte shkaktuar regjimi i Sllobdan Milloshoviqit.

Kurti përmes një postimi në Twitter, ka theksuar se NATO-ja ka rol jetik në ruajtjen e sigurisë tani, por sipas tij Aleanca do të vazhdojë të ketë rol jetik edhe në të ardhmen për Kosovën.

Më tej, ai ka bërë të ditur se është takuar me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta NATO-s në Napol.

“Nga ndalimi i gjenocidit në ’99 deri tek mbështetja e sigurisë së Kosovës, @NATO është një pjesë jetike e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes sonë”, ka shkruar Kurti.

Ndërkohë kryeministri i ka theksuar se edhe në këtë vit Kosova do të jetë vend pritës i Defender Europe 23 edhe gjithashtu do të marrë pjesë në ketë stërvitje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme