Qeveria e Kosovës sot ka lansuar Strategjinë Kundër Korrupsion.
Në fjalimin hyrës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mungesa e korrupsionit nën qeverisjen e tij ka ndikuar pozitivisht edhe në zhvillimin ekonomik, raporton Arbresh.info.
Ai u kthye te zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, për të cilat tha se i fituan shkaku i nivelit të ulët të korrupsionit.
“Ne duam etablim të shoqërisë që tregon zero tolerancë ndaj korrupsionit. Indeksi i transparencës internacionale është tregues i mirë i suksesit të Qeverisë në këtë fushë. Mungesa e korrupsionit në Qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik, për të cilën qytetarët e kanë treguar besimin dhe kënaqësinë e tyre për këtë, duke na votuar bindshëm”, tha Kurti.
Tutje Kurti nuk la pa përmendur edhe opozitën, për të cilën theksoi se po e pengojnë luftën ndaj korrupsionit, përmes dërgimit të ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.
“Gjatë qeverisjes kemi rezultate të prekshme në luftimin e kontrabandës dhe korrupsionit ku gjatë aksioneve tona janë arrestuar mbi 3200 persona. Kemi edhe partitë opozitare që pengojnë çdo veprim dhe reformë duke e dërguar në Kushtetuese. Me këto veprime ata po e minojnë përpjekjen tonë për luftë ndaj korrupsionit, dhe si të tillë, edhe vet drejtësinë”, theksoi ai.
Megjithatë, i pari i ekzekutivit kosovarë përmendi edhe prokurimin publik, dhe tha se sistemi i drejtësisë, e sidomos ai prokurorial, të largohet nga ‘kthetrat’ e politikës.
“Duhet ta kthejmë vëmendjen nga prokurimi publik dhe të sigurohemi që çdo kompani e papërgjegjshme të vihet para drejtësisë. Sistemi i drejtësisë duhet të zhvishet nga çdo ndikim politik dhe të veproj duke respektuar ligjin”, tha Kurti.
Në lansimin e kësaj strategjie, morën pjesë edhe përfaqësues të Doganës, ATK-së dhe Agjencisë Kundër Korrupsion./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...