Kurti: Mungesa e afateve kohore e ka lënduar procesin e dialogut

12:09 | 11 Qershor 2021
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, thotë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk ka pasë përmbajtje.

“Fakti se pesë shtete nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës flet për paracaktimin eksplicit të përfundimit. Kalimi i dialogut nga çështjet teknike tek ato politike e ka krijuar idenë se statusi i Kosovë është ende i pazgjidhur”, është shprehur Kurti, para deputetëve.

Sipas tij, mungesa e afateve kohore e ka lënduar procesin e dialogut.

“Qëndrimet se tash është momenti për marrëveshje, e bëjën procesin të lëndueshëm dhe të paparashikueshëm, dhe po ashtu nënkuptohet se Kosovës po i ngutet. Nuk është shpallur pavarësia në mënyrë që varësia nga Serbia të shndërrohet në varësi nga njohja e Serbisë”, delaroi Kurti.

Derisa Serbia, sipas Kurtit, nuk ka asnjë pengesë në procesin e integrimit, për palën kosovare integrimi diktohet direkt nga pesë shtetet që nuk e njohin Kosovën.

“Kur je më afër antarësimit ke kërkesa më të mëdha por po ndodhë e kundërta”, thotë Kurti.

Këto komente ai ka bërë në debatin që po vazhdon në lidhje me bisedimet me Serbinë.

Më 15 qershor pritet të mbahet takimi i parë ndërmjet Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Albin Kurti./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme