Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dënuar gjuhën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e cila sipas tij ka qenë shoviniste, rreth rastit të arrestimit të Marko Gjuriq.
Kurti në një konferencë për media ka folur për daljen e Listës Serbe nga Qeveria e Kosovës, duke theksuar se është kundër një qeverie konsensuale, njofton Klan Kosova.
Ai ka përmendur disa pika, që sipas tij duhet të plotësohen tash e tutje.
“LVV beson se katër gjëra janë të rëndësishme në vijim. Në vend se të lutet Lista Serbe të kthehet, duhet të zëvendësohen ministrat me politikanë serbë që e pranojnë Republikën e Kosovës, sikur Nenad Rashiq”.
“Në vend të dialogut për pajtim të hapet dialog me serbët e Kosovës dhe gjitha pakicat. Nëse dialogu ndodhet mes dy darkave të Thaçi dhe Vuçiq, është çorbë që nuk hahet”.
“Pastaj thuhet se për komunat serbe veriore duhet të një komandant rajonal që do të jetë serb i Kosovës”.
“Nuk na nevojitet qeveri konsensuale por qëndrim konsensual sepse nuk ka demokraci pa opozitë. Kemi nevojë për qëndrim konsensual dhe qëndrim kundër Serbisë. Nuk mund të lejojmë që Serbia të hyjë midis nesh”.
Kurti ka vazhduar më tej, duke thënë se kryeministri Haradinaj, mund të shpëtohet nga të tjerët në situatën që gjendet, por që sipas tij, ai nuk mund të shpëtojë nga vetvetja.
“Nëse qeveria nuk vepron duhet të shkojë. Haradinaj është zhvlerësuar nga Thaçi, por që ka zhvlerësuar vetën me votimin e demarkacionit me Malin e Zi”.
“Mund ta shpëtojmë Haradinajn nga Lista Serbe, por jo nga vetja”.
Në fund Kurti ka thënë se për Kosovën më me rëndësi është bashkimi i Mitrovicës sesa ulësja në Kombet e Bashkuara.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha