Kurti mori pjesë në videokonferencën e sotme “Western Balkan Conference”

13:24 | 17 Mars 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurit, mori pjesë në videokonferencën e sotme  “Western Balkan Conference” të organizuar nga Kancelari Austriak, Sebastian Kurz, e ku ishin prezentë Komisioneri Evropian , Varhelyi, Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë,  Schallenberg, Ministrja për BE-në, Edtstadler, dhe të gjithë Kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

 

Në fjalën e tij, Kryeministri Kurti, përveç tjerash, theksoi:

Popullsia e Kosovës është e re dhe energjike prandaj nuk dyshoj se ne mundemi të punojmë shumë. Por, është e domosdoshme që edhe Bashkimi Evropian të punojë dhe të jetë i përkushtuar për neve.

Në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërgjatë../arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme