Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në ceremoninë lamtumirëse të ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti për ish-ushtarin tha se do ta kujtojmë si një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në qëndresën e shqiptarëve në veri të Republikës, përcjell Arbresh.info.
Postimi i plotë:
Pas dy muajve do të bëhej 60 vjeç. Katër vjet e gjysmë ishte i burgosur në Zajeçar të Serbisë në vitet e ‘80-ta. Në fshatin e tij të lindjes në Bistricë të Leposaviqit të cilin nuk e braktisi asnjëherë, bashkë me babain dhe vëllaun e tij, në vitin 1992, policia serbe i rrahu për vdekje, ndërsa gjatë luftës çlirimtare u inkuadrua në Zonën Operative të Shalës në UÇK. Vëllau tjetër Bashkimi dhe motra e tij dëshmore Fatimja, u mobilizuan në Likoc në Zonën Operative të Drenicës.
Sot pasdite në varrezat e Bistricës ia dhamë lamtumirën e fundit Behgjet Hetemit të cilin na e mori sëmundja e kancerit në mushkëri. Ishim bashkë me vëllaun e tij, Kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemin, ministrin Faton Peci, deputetët Armend Muja, Arjeta Fejza e Salih Zyba dhe shumë kolegë e aktivistë, bashkëluftëtarë e bashkëfshatarë. Fjalimin te varri e mbajti vajza e tij, Kosovarja, ushtare e FSK-së.
Jemi të pikëlluar që na la por me fat që e njohëm, e krenar me veprat dhe jetën e tij.
Behgjet Hetemin do ta kujtojmë si një ndër kontribuesit më të rëndësishëm në qëndresën e shqiptarëve në veri të Republikës. Prej vitesh ishte kontakt shumë i çmuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! e nga viti 2021 një mbështetës i politikave të Qeverisë në kthimin dhe rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve në komunat veriore, e veçanërisht në Bistricë./Arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...